PDK-ja konfirmon se Policia ka marrë në mbrojte të afërt Memli Krasniqin

Prishtinë | 06 Nën 2023 | 20:17 | Nga Ekonomia Online

Njësia për Mbrojtjen e Afërt të Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.

Nga Partia Demokratike e Kosovës e kanë konfirmuar se Memli Krasniqit i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë.

“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK, për Insajderin.

Të ngjashme