PDK-ja: Kurilla dhe Dardania si kurrë më parë për PDK-në

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Qindra aktivistë dhe struktura të nëndegëve të Kurillës dhe Dardanisë, ka pritur kandidatët për deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së nga Prizreni të shoqëruar nga Shefi i Shtabit Zgjedhor të PDK-së Dega në Prizren z. Shaqir Totaj.

Kandidatët me këta aktivistë të këtyre nëndegëve, kanë shpalosur pjesë nga programi i PDK-së për #Rimëkëmbje duke veçuar disa nga pjesët që kanë të bëjnë në mënyrë më të specifikuar për sferat e ekonomisë e në veçanti për bizneset e vogla. Gjithashtu u shpalos edhe pjesa e programit për mjekësi, kulturë, arsim e sfera tjera.


Kandidatët për deputet thanë se PDK-ja është e vetmja parti politike e cila garon me program të qartë, ku parashihen edhe kategoritë e pensionistëve dhe ndihmat e skemave sociale. Andaj, nëse nuk përkrahet programi i PDK-së qytetarët do të gabojnë sepse nuk do të mund t’i realizojnë qëllimet e veta. “Sa herë që mungon PDK në qeverisje të vendit, Kosova do të stagnojë dhe do të vendnumërojë. Apo edhe më keq do të kthehet pas, duke u larguar Evropës dhe SHBA-ve.” Andaj vota e juaj dhe e qytetarëve këtë vit kur po na mungojnë ideatorët e shtetit, do të na mundësojë ecjen përpara dhe vendosjen e drejtësisë në vend, duke bindur botën se UÇK-ja ka qenë ushtri çlirimtare, falë së cilës është çliruar Kosova.


Edhe strukturat dhe simpatizantët e PDK-së të nëndegëve të Korillës dhe Dardanisë, u zotuan se ata do të jenë më të angazhuar se më parë që PDK-ja të jetë e para në zgjedhjet qendrore sepse me fitoren e PDK-së fiton Kosova, dhe është e qartë adresa e Kosovës drejtë integrimit në Bashkimin Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme