Në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë mbledhur zyrtarë të këtij subjekti politik pasi Dhomat e Specializuara ia kanë konfirmuar aktakuzën kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli, raporton Ekonomia Online.
Lajmin e konfirmimit të aktakuzës ndaj Veselit nga Specialja, e ka bërë të ditur PDK-ja përmes një komunikate për media.
Lajmin për aktakuzë, PDK-ja njofton se e ka marrë Veseli dje pasdite.