PDK-ja në Kuvend me shumë emra të rinj dhe tetë deputete gra

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor.

Sipas këtyre rezultateve, PDK-ja ka marrë 178 mijë e 645 vota apo 21,163 %.

Ndërkohë, partia e Kadri Veselit në Kuvendin e Kosovës do të ketë 25 deputetë.

Më i votuari në listë është lideri i partisë Kadri Veseli që ka arritur të marrë 146 mijë e 763 vota.

Ai pasohet nga Uran Ismaili që ka marrë 28 mijë e 250 vota, derisa i treti në radhitje është Mërgim Lushtaku me 18 mijë e 539 vota.

Ajo që vërehet te kjo parti është se në këtë legjislaturë të shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovë do të ketë shumë deputetë të rinj, njofton Klan Kosova.

Por, një karakteristikë tjetër e listës së deputetëve të PDK-së është edhe numri i deputeteve gra që gjithsej është tetë – pesë prej të cilave do të jenë deputete për herë të parë.

Eliza Hoxha, Ariana Musliu-Shoshi, Besa Ismaili-Ahmeti, Floretë Zejnullahu dhe Valdete Idrizi do të jenë deputete për herë të parë, derisa Ganimete Musliu, Evgjeni Thaçi-Dragusha dhe Blerta Deliu-Kodra kanë qenë pjesë e legjislaturës së kaluar.

Krahas tetë grave deputete, këtë subjekt do ta përfaqësojnë në Kuvendin e Republikës së Kosovës 17 deputetë burra.


Të ngjashme