PDK-ja në Podujevë përgatitet për zgjedhje

Prishtinë | 16 Shk 2017 | 13:07 | Nga

Kryesia e degës së PDK-së në Podujevë ka mbajtur takimin e rregullt, ku u dakordua që grupet punuese dhe aktivistët t’i përvishen punës, për zbatimin e plotë të planit të hartuar nga dega, për zgjerimin dhe shtrirjen e saj, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve, si dhe për parapërgatitjen për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

Kryesia e degës së PDK-së në Podujevë, u dha mbështetje të fuqishme anëtarëve të rinj të kryesisë të sapozgjedhur në nivelin qendror, ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastratit, zëvendësministrit Hajredin Hyseni dhe ish-deputetit Latif Gashi, i cili ishte prezent.

Në takim u diskutua për arsimin, zhvillimin ekonomik dhe papunësinë e lartë që mbretëron në Komunën e Podujevës.

Kryesia i uroi gjithë qytetarët për 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme