Dega e PDK-së në Prizren është duke mbajtur takime me trukturat e saja për tu mobilizuar për zgjedhjet të cilat do të mbahen më 6 tetor.
Vullnetarë e aktivistë janë duke punuar për ti fituar zgjedhjet nacionale me “Kadri Veselin kryeministër”
“Mobilizim i jashtzakonshëm po ndodh në strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren.
Shumë aktivistë e vullnetarë të PDK-së, kanë përveshur mëngët për të jetësuar platformën politike dhe vizionin qeverisës të Kryeministrit në ardhje, Kadri Veseli. Mbremë takuam strukturat partiake të Korishës dhe fshatrave përreth”.