Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka ndërmend të heq dorë nga kandidimi i Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit të Republikës.
Ndonëse disa ekspert juridik kanë deklaruar se kryeparlamentari ka afate tri herë, ndryshe thonë në PDK.
Anëtari i kryesisë, njëherësh ministri në detyrë, Blerand Stavileci tregon se zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit më se miri është t’i referohemi vendimit te Gjykatës Kushtetuese me 2014, pasi aty, sipas tij, sqarohet kjo çështje.
“Sipas aktgjykimit, koalicioni më i madh e ka ekskluzivitetin e kandidimit të kryeparlamentarit pafundësisht, derisa te zgjidhet kryetari”, është shprehur ai për “Indeksonline”.
Ndryshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka caktuar datën 3 gusht për mbajtjen e seancës konstituive. Derisa sipas ligjeve në fuqi grupi më i madh parlamentar, PAN, ka autorizimin për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.