Partia Demokratike e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje për takimin konsultativ, lidhur me konstituimin e institucioneve.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi duke i thënë KOHËS se qëndrimet e tyre do i bëjnë publike gjatë takimit.
“PDK-ja do të marrë pjesë në takimin e së hënës. Si parti kryesore opozitare, qëndrimet tona rreth formimit të institucioneve do t’i bëjmë të njohura në takim”, ka thënë ai.
Lëvizja Vetëvendosje të enjten ka ftuar PDK, LDK-në dhe AAK-në për takime lidhur me formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultatit zgjedhor.