PDK-ja propozon debat për grevën – Tahiri: Kryeneçësia e Kurtit po i bën dëm arsimit e nxënësve

Prishtinë | 12 Sht 2022 | 12:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka propozuar debat parlamentar rreth grevave, ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ai tha se kryeneçësia e kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë, po i bën dëm të madh arsimit dhe nxënësve, raporton Ekonomia Online.

“Kjo është java e tretë që do të duhej të fillonte mësimi dhe si rezultat i një kryeneçësie i një kryeministri dhe nga qeveria, pra mungesë të një dialogu social me sindikatat, kemi ardh në një situatë ku greva po vazhdon dhe ata që po humbin janë fëmijët tanë”.

“Kjo kryeneçësi po i bën dëm të madh arsimit dhe nxënësve në vendin tonë. Shpresojmë që deri të enjten të gjendet një zgjidhje dhe të kthehen mësimdhënësit në punën e tyre, nxënësit në banka shkollore dhe të fillojë mësimi”, tha Tahiri.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme