PDK-ja s’do t’i bashkohet Qeverisë, vlerësohet se vendi po kalon nëpër një fazë të ndjeshme

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 14:17 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do të përfshihet në Qeveri. Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi në një prononcim për Ekonomia Online, raportimet e ditëve të fundit i ka quajtur spekulime.

Ai ka sqaruar se deri më tani në asnjë instancë të partisë nuk është diskutuar diçka e tillë.

“Partia Demokratike e Kosovës është parti opozitare dhe deri më tani mund të themi që në asnjë nivel zyrtar nga kryetari Veseli, Kryesia po Këshilli drejtues nuk është diskutuar çështja e hyrjes së Partisë Demokratike të Kosovës me Qeverinë aktuale dhe këto janë vetëm spekulime dhe nuk ka ndonjë gjë zyrtare nga ana jonë”.

Bytyçi mes tjerash ka thënë se në këto rrethana gjithmonë do të ketë spekulime, mirëpo ai shton se Kosova tani ndodhet në një fazë të ndjeshme.

Sipas tij, PDK-ja duhet të jetë e kujdesshme se si po reagon në këto situata, raporton EO.

“Realisht se gjithmonë do të ketë spekulime të tilla në këto rrethana, Kosova është duke kaluar në një fazë tejet të ndjeshme dhe është përgjegjësi e jona si parti që të jemi shumë të kujdesshëm se si po reagojmë ndaj këtyre gjërave”.

Në media u raportua se Partia Demokratike e Kosovës së shpejti pritet të bëhet pjesë e qeverisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri i parë, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave apo ajo e Zhvillimit Ekonomik pritet të merren nga PDK.

Po ashtu u raportua se kjo parti do të ketë edhe disa zëvendësministra.


Të ngjashme