Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dega në Mitrovicë ka iniciuar mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për të diskutuar vendosjen e murit përtej urës së Ibrit.
“Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Mitrovicë përmes grupit të këshilltarëve në Kuvendin Komunal të Mitrovicës kemi kërkuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal që të thirret mbledhje e jashtëzakonshme për t’i diskutuar këto problematika dhe për të marrë qëndrime në lidhje me vendosjen e Murit tek Ura e Ibrit, si dhe shumë probleme të tjera të cilat po e rëndojnë jetesën e banorëve që jetojnë ne veri të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Anëtarët e Grupit Parlamentar të PDK-së kanë dhënë nënshkrimet për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme. KLIKO