Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Kamenicë ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit rreth përpjekjeve të pamenduara mirë dhe të pa analizuara të Komunës për kinse “reformën” në arsim e cila rezultoi e dështuar dhe la shumë pasoja tek nxënësit të cilët për muaj të tërë humbën procesin mësimor.
Sot kryetari i Komunës e pranoi dështimin e “reformës” së arsimit e cila nisi me një çasje armiqësore me qytetarët, duke u përpjekur të imponoj vendime arbitrare që quan në mbylljen e përkohshme të disa shkollave.
Pezullimi i “reformave” nga kryetari i Komunës për shkollat e fshatrave Koretin dhe Topanicë, është rikonfirmim i qëndrimeve të PDK-së se shkollat nuk guxon dhe nuk mund të mbyllen me vendime arbitrare dhe pa konsultim me komunitetin.
PDK fton të gjithë prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat ku kanë ndjekur mësimet gjithëmonë në Koretin dhe Topanicë dhe kërkon plan emergjent nga Komuna për kompensimin e orëve të humbura si pasojë e vendimeve arbitrare nga Komuna.
PDK kërkon nga Komuna e Kamenicës që të rishikoj edhe vendimin e mëparshëm për mbylljen e shkollave nëpër fshatrat tjera të Komunës së Kamenicës dhe të ndërpres “reformat” arbitrare, për t’i hapur rrugë debatit dhe vendimeve për të mirën e nxënësve pas konsultimeve me institucionet përkatëse të arsimit dhe në konsultim e koordinim me qutetarët e lokaliteteve përkatëse.
PDK kërkon nga Komuna e Kamenicës që tu kërkoj falje prindërve dhe nxënësve të shkollave që i mbajti të mbyllura me vendime arbitrare., si dhe kërkon nga Komuna që të heqë dorë nga paditë gjyqësore për qytetarët që refuzuan t’i nënshtrohen dhunshëm “reformës” në arsim.
PDK do të jetë e hapur për të dhënë kontributinne saj në Kuvendin Komunal për të diskutuar për një reformë të mirëfillt në arsim, por e cila duhet të bëhet pas një analize të gjerë dhe në konsultim dhe koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe banorët e lokaliteteve të Komunës së Kamenicës.