PDK, LDK dhe Aleanca e refuzuan ftesën, a do të mbajë Haxhiu takim veç me Kurtin nesër?

Prishtinë | 17 Gus 2026 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar krerët e partive politike për konsultime rreth çështjes së Presidentit. Ftesa u është dërguar të premten, të njëjtën ditë kur edhe kur kreu i VV Albin Kurti ka bërë thirrje për takime.

Përveç kreut të PDK’së Bedri Hamzës, të LDK’së Lumir Abdixhikut, të Aleancës Ardian Gjinit, Haxhiu ka ftuar edhe shefin e saj partiak Albin Kurtin.

Aktualisht oppozita dhe pushteti janë duke u përplasur për seancën konstituive të cilën kryesuesi Avni Dehari nga radhët e VV’së nuk po e thërret me arsyetimin se duhet marrëveshje për Presidentin para konstituimit të Kuvendit.

PDK, LDK dhe Aleanca nuk kanë pranuar ftesën e Albulena Haxhiut për takim i paparë të mbahet të martën, më 18 gusht.

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar të shtunën se nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar. Kjo ështtë bërë e ditur knga deputeti i kësaj partie Uran Ismaili.

Ai e ka cilësuar si manipulim politik diskutimin për shtyrjen e afateve, duke thënë se Haxhiu do të duhej t’i drejtohej kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për thirrjen e Kuvendit.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e ka refuzuar takimin me Haxhiun, ndonëse ka qenë e hapur për takimet me Kurtin. Fillimisht për këtë ka njoftuar Abdixhiku.

Nënkryetari i LDK-së Lutifi Haziri e ka quajtur Haxhiun si “vetëm një deputete”, duke nënkuptuar se nuk mund ta luajë rolin e presidentes.

Ndërsa, kreu i Aleancës Ardian Gjini ka thënë se Haxhiu s’është Presidente e zgjedhur e as nuk ka mandat për t’u shfaqur si unifikuese duke qartësuar se Aleanca nuk do të shkojë në takim.

Refuzimet për takim Albulena Haxhiu i ka quajtur si “të gabuara”, duke thënë se “nyja është çështja e Presidentit”.

Ajo nuk ka treguar nëse do të mbahet takimi i thirrur, ku vetëm bashkëpartiaku i saj Albin Kurti nuk e ka refuzuar ftesën. /Gazeta Express.

Të ngjashme