Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka mohuar se kjo parti ka marrë ftesë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti për një takim të ri.
Në emisionin “Jehona Politike”, ajo tha: “U konsultova me administratën, deri në këto momente nuk kemi pranuar një ftesë të re. Në Whatsapin e kryetarit nuk ka pasur asnjë mesazh”.
Ndërkohë, Çitaku bëri me dije se do t’i bëjnë kërkesë Avni Deharit për ta thirrur seancën konstituive pas 48 orësh, derisa përmendi edhe aktivitete të reja të partisë nga nesër.