E shikova tubimin e PDK-së, ku u bë prezantimi i kandidatit për kryeministër, Bedri Hamzës, të cilin unë e çmoj jashtëzakonisht shumë.
Sido që të jetë, diçka i mungojke atij tubimi. Nuk e reflektojke aspak gjendjen politike në vend. Dukej sikur PDK është në pushtet, e tash po e nisë fushatën.
I kuptoj kalkulimet elektorale, te bazume ne sondazhe, mirepo une personalisht nuk besoj shume ne keso strategjishë.
Pra, nese sondazhet ju thojne “mos e shani shumë Albinin, se është shumë i popullarizume, e mundeni me u demtu si parti” atëherë unë them punoni pak me shumë e ndryshone këtë perceptim.
Sondazhet nuk bëhen per me ju nënshtru atyne, sondazhet bëhen per me e ditë gjendjen ne terren, me dite disponimin e qytetarëve, qe me punu mandej me i ndrru sondazhet.
Tubimi ke i voktë, me fjalime te shkrume dhe të lexume ne teleprompter. Prandaj atmosfera në salle ke meh. Të vetmet herë kur publiku ka rreh shuplakë dhe eshte çu ne këëambë vullnetarisht ishte kur janë përmend Hasha e Kadria.
Qeveria qe katër vjet e ka masakru këtë vend, ka ba çdo gjë që me ua vështirësu Hashës e Kadrisë gjykimin atje, mirëpo PDK-ja u tregu e kujdesshme ndaj Qeverisë, ndaj Kurtit dhe komplet bandës së Dejona Mihailit.
Nuk u permend mafia e rrymës, nuk u përmend mafia e rezervave shtetërore, kapja e institucioneve, duke fillu prej AKI-së e deri te agjencia ma e parëndësishme.
Ma gjalle PDK, ma gjalle.