Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se nga ora 12:30 do të mbajë konferencë për medie.
Në njoftim nuk është bërë e ditur se për çfarë teme do të flitet. Megjithatë sot Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar Projektligjin për Vlerat e Luftës, e iniciuar nga kjo parti.
Po ashtu edhe zhvillimet e fundit, pas shpalljes së kandidaturës së Ramush Haradinajt për president, mund të jenë ndër temat që do të fliten.
Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të PDK-së