Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës në kryeqytet janë mbledhur në selinë e PDK-së në Prishtinë ku edhe e zyrtarisht e kanë nisur fushatën e tyre, me fishekzjarre e muzikë.
Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, iu ka bërë thirrje të gjithë votuesve që të jenë të qetë dhe të bëjnë fushatë të mirëfilltë, raporton Klan Kosova.
Kurse, nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se më 11 Qershor do të festohet fitorja më e madhe që është shënuar në Kosovë.