Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur marrëveshjen e arritur dhe ka vlerësuar se kjo frymë e bashkëpunimit duhet që ta pëcjellë vendin edhe në proceset e tjera. Kjo parti përmes kumteses i ka bërë thirrje edhe partive tjera parlamentare që të unifikohen sa i përket temës së demarkacionit.
Kjo është kumtesë e plotë e Partisë Demokratike të Kosovës:
Partia Demokratike e Kosovës përshëndet arritjen e konsensusit nacional mes partive politike për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
PDK falënderon të gjitha subjektet politike parlamentare për gatishmërinë e treguar për dialog dhe për qasjen konstruktive në arritjen e këtij uniteti.
PDK çmon rolin unifikues që kryetari i Partisë dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar gjatë gjithë kohës në tërë këtë proces.
Vlerësojmë se kjo frymë e bashkëpunimit duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera shumë të rëndësishme për vendin.
Bëjmë thirrje edhe te subjektet e tjera politike parlamentare që të bashkohen në punën e përbashkët për të mirën e qytetarëve të vendit.
Me nderime,
Zyra e Komunikimit e PDK-së