Partia Demokratike e Kosovës (PDK), vlerëson procesin zgjedhor në komunën e Drenasit, që po zhvillohet sot, si një dëshmi e pjekurisë politike dhe jetës demokratike në Kosovë.
“Si një parti me rol determinues në procesin e pavarësimit dhe shtetndërtimit, Partia Demokratike e Kosovës i vlerëson zgjedhjet e lira, fer dhe demokratike, si zhvillimin më të rëndësishëm në ndërtimin e shtetit të Kosovës në nivel lokal. Falënderojmë qytetarët për procesin e qetë zgjedhor dhe i ftojmë për pjesëmarrje masive për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike nëpërmjet votës së lirë”, thuhet në komunikatë.