PDK-së i bashkohen edhe dy profesionistë të rinj, Kadri Veseli thotë se do ta ndërtojnë Kosovën

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se me profesionistë të shumtë që çdo ditë po i bashkohen këtij subjekti, do ta ndërtojnë Kosovën duke bërë që të rinjtë të mos ikin por të punojnë këtu.

Veseli këtë e tha përmes facebook, me rastin e aderimit të dy anëtarëve të ri në PDK, Herolinda Murati- Lekajt, kandidate për doktoraturë në ekonomi si dhe Artan Sallauka fizioterapeut në Zvicër.

”Herolinda Murati-Leka, kandidate për doktoraturë në ekonomi dhe Artan Sallauka, fizioterapeut, dy të rinj plot perspektivë, sot iu bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës.

Herolinda është nga Gjilani dhe punon si konsulente financiare. Kurse, Artani jeton dhe punon si fizioterapeut në Zvicër.

Me profesionistë të shumtë që çdo ditë po na bashkohen, ne do të ndërtojmë një Kosovë ku të rinjtë nuk na ikin, por qëndrojnë këtu, krijojnë familjen, rrisin fëmijët dhe punojnë këtu.

Ky është një vizion që mund ta jetësojmë të gjithë së bashku, me punë të palodhur dhe me besim”.

Të ngjashme