Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë, i janë bashkuar edhe 40 anëtarë të rinj. Në aderimin e tyre në degën e Pejës, bashkë me kryetarin e degës, Xhavit Haliti ishte edhe kryetari i partisë, Kadri Veseli, raporton Ekonomia Online.
Këto aderime janë pjesë e reformës së brendshme. Sipas zyrtarëve të PDK-së, kjo parti vazhdimisht po i rifreskon strukturat e saja me kuadro të rinj, profesionistë e aktivistë të cilët besojnë se PDK-ja është partia e vetme me anën e së cilës mund ta modernizojnë e shtyjnë përpara Kosovën.
Kryetari i degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti tha e ardhmja e kësaj partie është e sigurt për faktin se të rinjtë po i bashkohen.
“E ardhmja e Partisë Demokratike të Kosovës, në Pejë do të jetë e barabartë ose do ta tejkalojë projektin tonë dhe qëllimin tonë, pikërisht sepse rinia po anëtarësohet dhe djemtë e vajzat si ju që keni aderuar sot dhe po shpresoj shumë te ju dhe secili prej jush do ta shumëzoj veten të paktën me 20 shokë ose shoqe me qëllim që të bëhemi një ushtri politike për të mirën e vendit”, tha ai.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se është krenar që rreth 40 të rinj të talentuar e premtues iu bashkuan partisë sonë sot në Pejë dhe jam i bindur se përfshirja e tyre do na japë një shtysë të fortë në këtë rajon.
“Ju duhet me marr përgjegjësi, është vendim i jashtëzakonshëm kur merrni përgjegjësi edhe vendosni me ndryshuar fatin e juaj, me e ndryshuar fatin e vendit të juaj, se është respekt për PDK-në dhe është besim, është besim për mu dhe është krenari e përgjegjësi se bashkë mundemi më bë shumë e ma shumë. Ky vend duhet me ndryshuar për të mirë edhe më shumë dhe nuk duhet shumë fjalë me fol”, tha Veseli.