Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka themeluar Institutin për Studime dhe Analiza, drejtor i së cilit është emëruar Ramadan Ilazi.
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka thënë se Kryesia e PDK-së ka marrë vendim që nga sot të formalizojë Institutin për Studime dhe Analiza dhe të fillojnë punën e përbashkët më këtë institut.
Veseli u ka bërë ftesë të gjithë të rinjve dhe ekspertëve të ndryshëm që t’i bashkëngjiten këtij instituti.
“Instituti do t’i ketë dyert e hapura për të gjithë dhe do t’u japë hapësirë ekspertëve të fushave të ndryshme për të dhënë qëndrimet e tyre që do të kenë rëndësi të madhe në politik-bërje dhe vendimmarrje”.
“Bashkërisht do ta bëjmë vendin e zhvilluar ekonomikisht…”, ka thënë Veseli.
Drejtori i Institutit për Studime dhe Analiza në kudër të PDK-së Ramadan Ilazi, ka thënë se PDK-ja po krijon hapësirë për të përfshirë kuadrot e reja në sferën politike.
“Propozimet që do të propozohen të reflektojnë direkt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës… Instituti është i hapur për të gjithë dhe për ata që nuk merren me politikë, por që dëshirojnë të japin kontributin e tyre..”, ka thënë Ilazi.
Zëvendësdrejtoresha e këtij instituti Anila Statovci, dhe njëherit zëvendësministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka thënë se është një moment i rëndësishëm për PDK-në themelimi i këtij instituti, sepse po krijohet struktura formale për qeverisje e vendimmarrje të drejtë… Hapësira do t’u ofrohet të rinjve me hulumtimet dhe analizat e tyre”, ka thënë ajo.