PE miraton vendimin për certifikatat digjitale për Covid-19

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Vendimi për lëshimin e certifikatave digjitale për COVID-19 është miratuar nga Parlamenti Evropian, këtë të mërkurë.

Me anë të një njoftimi Komisioni Evropian në Twitter bën të ditur se në fuqi ky vendim do të hyjë nga 1 korriku, duke shtuar se është për të ndihmuar rifillimin e lëvizjes së lirë në BE.

KE ka deklaruar se kjo do të jetë edhe me qartë për qytetarët për të planifikuar udhëtimet e tyre, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë certifikatë do të dihet nëse personi që dëshiron të udhëtojë ka kaluar COVID-19 apo edhe është vaksinuar kundër këtij virusi.

Të ngjashme