Peci: 3 milionë € janë ndarë për kompensimin e dëmeve nga vërshimet në bujqësi

Prishtinë | 29 Nën 2022 | 15:56 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim e ka diskutuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pecn, raporton Ekonomia Online.

Ministri Peci tha se buxheti i ndarë vit për këtë ministri është 87 milionë euro. Ai ka sqaruar se kanë ekzekutuar rreth 55 milionë euro subvencione për fermerët.

Ai ka bërë të ditur se për kompensimin e dëmeve të shkaktuar nga vërshimet në bujqësi janë ndarë 3 milionë euro.

“Ne si Qeveri kemi paraparë që buxheti për vitin 2023 për MBPZhR-në të jetë 87 milionë euro, kemi një rritje të konsiderueshme. Sa i përket buxhetit vetanak kemi vazhduar rritjen në pagesat direkte. Në kategorinë e subvencioneve deri në këtë faze kemi implementuar rreth 55 milion e 163 mijë e 217 euro për fermer në kuadër të programit. ”.

“Kompensimi i dëmeve për fermerë do të jetë 3 milionë euro. Për ne është sfidë mungesa e akomodimit të stafit dhe qeraja e lartë që Ministria e Bujqësisë paguan, kemi ndarë buxhet edhe për ndërtimin e objektit të ministrisë”, tha ai.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se rregulloret e Komisionit për trajtimin e buxhetit janë të panevojshme, duke shtuar se është e gëzuar me rritjen e buxhetit, por sipas saj, me rritjen e çmimeve ky buxhet nuk i mbulon kërkesat e fermerëve.

“Konsideroj që kjo pikë e rregullores për trajtimin e buxhetit është i panevojshëm dhe i pa rëndësishëm. Buxheti për këtë vit është rrit për 21% dhe ky fakt me gëzon, mirëpo në rritjen e këtij buxheti janë rritur edhe shpenzimet. Kjo rritje nuk duhet të na jep vetë kënaqësi. Kërkesat janë më të mëdha se sa që është ndarë buxheti”, tha ajo.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme