Peci: Bujqit tanë janë shembull të përkushtimit e punëtorë

Prishtinë | 01 Pri 2024 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, të hënën ka vizituar fermerin Mirsad Rrecaj nga Llausha e Skenderajt.

Peci, ka thënë se Rrecaj kultivon 15 hektar me drithëra si dhe rritë 110 koshere me bletë, raporton Ekonomia Online.

“Bujqit tanë janë shembull të përkushtimit e punëtorë ndërsa ne përmes politikave tona e mbështetjes financiare, krahas përkushtimit iu kemi dhënë dhe dinjitetin e munguar me dekada”, ka thënë ministri.

Postimi i plotë:

Në Llaushë të Skënderajit më priti

Mirsad Rrecaj i cili sa mirënjohës për grantin e përfituar për ngritjen e serrës, aq i kishte ngelë hatri që nuk e kam vizituar deri më tani.

Serën me një sipërfaqe prej 0.40 ha e kishte bërë gati për mbjellje.

Ky djalë punëtor e i zellshëm kultivon edhe 15 hektar me drithëra si dhe rritë 110 koshere me bletë.

Bujqit tanë janë shembull të përkushtimit e punëtorë ndërsa ne përmes politikave tona e mbështetjes financiare, krahas përkushtimit iu kemi dhënë dhe dinjitetin e munguar me dekada.

Të ngjashme