Peci: Buxheti për vitin tjetër 89 milionë €, me Marrëveshje Ndërkombëtare kalon mbi 100 milionë €

Prishtinë | 29 Nën 2023 | 15:17 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim ka shqyrtuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin 2024, në të cilin ka raportuar ministri MBPZhR-së, Faton Peci, raporton Ekonomia Online.

Ministri Peci para deputetëve tha se për vitin 2024 për këtë ministri janë ndarë 89 milionë euro.  Ai tha se fokus i Ministrisë është rritjen e numrit të hektarëve të pyllëzuar sipas tij, kjo do të bëhet me mbledhjen e fidanëve të reja dhe mirëmbajtja e tyre.

Ai tha se është paraparë që të ndërtohet edhe objekti i parë i kësaj Ministrie për të cilën tha se është ndarë edhe lokacioni.

“Në projekt buxhetin e vitin 2024 buxhetin total i MBPZhR do të jetë 89 milionë euro duke mos përfshirë një pjesë të partneriteteve dhe bashkëpunimeve. Në kemi paraparë diku 69 milionë euro vlerë në kategorinë e subvencioneve dhe granteve”.

“Kemi të paraparë dëmet natyrore në bujqësi në shifër prej 3 milionë euro. Investimet kapitale janë 6.4 milionë euro. Do të jetë objekti i parë i Ministrisë së Bujqësisë që nga pas lufta. Lokacioni tash është caktuar është rruga Prishtinë-Fushë Kosovë”, tha ai.

Kryetarja e këtij Komisioni Fitore Pacolli, ka pyetur ministrin Peci se sa do të jetë buxheti i Ministrisë nga të hyrat e donacioneve.

Ministri Peci ka thënë se në kuadër të partneriteteve me partnerët ndërkombëtar është buxheti i Ministrisë së Bujqësisë ka tejkaluar shifrën prej 100 milionë euro.

Ai ka thënë se votimi i marrëveshjes ndërkombëtare javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës, do të i mundësojë Kosovës që të përfitojë edhe një grant shtesë prej 8 milionë euro nga Komisioni Evropian.

“Kemi thënë që buxheti ka arritur 100 milionëshin me partneritetin. 10.2 milion euro kemi përkrahje direkte të qeverisë Gjermane, e kemi tejkaluar shifrën prej 100 milionë euro për ministrinë e Bujqësisë. Nga aprovimi i marrëveshjes  ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës kemi sinjale që do të pranojmë edhe një grant shtesë prej 8 milionë euro nga Komisioni Evropian”, tha ai.

Deputeti i PDK-së Isak Shabani, ka pyetur ministrin në lidhje me sipërfaqet e pyllëzuara.

Ministri Peci ka thënë se në bashkëpunim me disa institucione brenda një viti kanë bërë mbledhjen e 1 milion fidanëve.

“Ajo ka qenë pjesë e një kampanje ku disa akter dhe institucione janë bërë bashkë, që të gjitha bashkë për një vit e tre muaj në tersi kemi pasur mbledhjen e fidanëve 1 milion në një sipërfaqe”, tha ai.

Në fund me gjashtë vota për është votuar projektbuxheti i ndarë pa amendamente e kërkesa shtesë për MBPZhR.

Të ngjashme