Peci i Zveçanit: Sipas parashikimeve, referendumi nuk do të kalojë

Prishtinë | 20 Pri 2024 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, beson se siç qëndrojnë gjërat tash për tash, ai dhe tre kryetarët e komunave, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Leposaviq, do të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë.

“Sipas parashikimeve tona ne mendojmë që referendumi nuk do të kalojë, megjithatë pritet të shihet të dielën në mbrëmje, sepse gjithçka është e mundur”, është përgjigjur Peci për KlanKosova.tv.

Peci këtë e ka thënë duke u bazuar në thirrjet e Listës Serbe për qytetarët serbë që të mos dalin në votimet e 21 prillit.

“Nuk mendoj që qytetarët serbë do të dalin në votime sepse siç e kemi parë në media, ata kanë bojkotuar zgjedhjet dhe kanë tërhequr anëtaret e tyre nga KQZ”.Nëse qytetarët serbë do t’i përgjigjen thirrjes se Listës Serbe për t’i bojkotuar zgjedhjet, atëherë mendoj që Lista Serbe ende ka ndikim ne veri”.

Të ngjashme