Peci në 25-vjetorin e Betejës së Koshares: Një kambanë e fuqishme për çmimin e lartë të lirisë

Prishtinë | 09 Pri 2024 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në 25-vjetorin e Betejës së Kosharës ka thënë se zemra të çahet në dysh kur njeriu sheh ditëlindjet e dëshmorëve atje.

Peci, shton se Toka e Kosovës është e njomur me gjakun e lirisë dhe është atdheu më i shenjtë në këtë botë, raporton Ekonomia Online.

“E sërish zemra të bëhet e madhe, kur kujton se në gjirin e këtij populli lindën Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhemajl Fetahu dhe trimat krah tyre”, ka thënë ai ndër tjera.

Postimi i plotë:

25 VJETORI I BETEJËS SË KOSHARES

Toka e Kosovës e njomur me gjakun e lirisë, është atdheu më i shenjtë në këtë botë.

Zemra të çahet në dysh kur njeriu sheh ditëlindjet e dëshmorëve të Koshares. S’gjen dot fjalë për të ngushëlluar familjarët e tyre.

Një kambanë e fuqishme për çmimin e lartë të lirisë që nuk duhet ta humbasim kurrë më.

E serish zemra të bëhet e madhe, kur kujton se në gjirin e këtij populli lindën Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhemajl Fetahu dhe trimat krah tyre.

LAVDI!

Të ngjashme