Peci në Junik: Meritokracia në grante është njëra ndër prioritet si ministër

Junik | 04 Kor 2023 | 11:38 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vizituar një plantacion me tre hektarë pemishte të mbjella me qershia, kumbulla e ftonj në Junik, raporton Ekonomia Online.

Ky plantacion që është në emër të Besfort Metajt, është përfitues i grantit me vlerë mbi 90 mijë euro, me 70 për qind nga Ministria ndërsa 30 përqindëshi tjetër është bashkëfinancim.

Granti i përfituar nga ky dikaster përbëhet nga mbjellja e fidanëve, traktorë edhe pajisje tjera bujqësore.

Ministri Peci, deklaroi se vlera totale e tri komunave Junik, Deçan dhe Klinë kap vlerën e mbi 1 milion eurove.  Ai shtoi se meritokracia në grante është njëra ndër prioritet e tij si ministër.

“Jemi në Komunën e Junikut, kam dalë për të parë nga afër procesin e implementimit të granteve në Komunat Junik, Deçan dhe Klinë, në të cilat vlera e investimeve në grante për këto tri komuna është përmbi 1.4 milion euro”.

“Për momentin jemi në njërën prej plantacioneve me mbi tre hektarë të mbjella me qershi, kumbulla dhe ftua por që njëkohësisht ka të bashkëngjitura investime të mëhershme në boronica”, tha Peci.

E Besfort Metaj, përfitues i grantit nga Ministria e Bujqësisë, e falënderoi Ministrinë për mbështetjen dhe tha se si regjion i plotësojnë kushtet për kultivim, raporton EO.

“Ne jemi implementues të projektit të mbjella me qershia, kumbulla dhe ftua prej tre hektarë. Së pari e falënderoj ministrin për mbështetjen, gjithashtu në këtë regjionin tonë është që ata që i plotësojnë kushtet të kenë pemishte të tilla sepse niveli i tokës është adekuate”, tha Metaj.





Të ngjashme