Pedagogët protestojnë në Tiranë, kërkojnë rritje pagash

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Stafet akademike dhe administrative të universiteteve, kanë nisur protestën protestë para Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Protesta zhvillohet në shenjë revolte për mos regimin e autoriteteve ndaj peticionit të tyre ku kanë parashtuar disa kërkesa duke nisur nga rritja e pagave por edhe mbështetje më të madhe për kërkimin shkencor.

Pedagogët paralajmërojnë mos nisje të procesit mësimor më 17 Tetor nëse qeveria nuk do të marrë masa për të plotësuar kërkesat e tyre.

Kërkesat e tyre:

1. Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik e administrativ. SPUSH evidenton qërritja e inflacionit, çmimeve tëushqimeve dhe produkteve tëtjera bazëtë jetesës, nuk i përgjigjet pagesave tëpedagogëve, tëcilat janëmëtëultat nërajon.

2 Propozohet të arrihet niveli i pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30 % në tetor 2022 dhe 20 % në tetor 2023. 2. Rritjen e financimit për kërkimin shkencor që të jetë të paktën 0.3 % e GDP, më 2023. Aktualisht është, në përqindje GDP-je, mbi 10 herë më i ulët se disa vende të Rajonit.

3. Rivendosjen e shtesave mbi pagë, për “Dëmshmëri shëndeti në punë”, për laborantët dhe stafin akademik që punojnë në laboratore, në kontakte me “substanca të rrezikshme dhe preparate të tjerë”.

4. Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, për personelin akademik të punësuar me kohë të plotë në IAL-të publike, për çdo vit pune, nga masa 0.5% që është aktualisht, në masën 1% dhe nga 15 vjet që është aktualisht në 25 vjet.

5. Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm (PAE) dhe pedagogët e jashtëm me kontratë (PAK), në mënyrë që kjo që t’i afrohet vlerës së pagesës nga universitetet private.

6. Rivlerësimin e orës mësimore, pasi ka një zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit, e cila më parë kishte koeficentin 2 për leksionin në master dhe 1.5 për atë në bachelor, ndërsa tani e ka koeficentin 1, duke u bërë njëlloj me orët e tjera në auditor (seminare, laboratore, praktika, etj.)

7. Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën ngarkesës suplementare si më poshtë: Pagesa e orëve suplementare të realizuara gjatë një viti akademik jepet njëherësh në fund të vitit dhe duke e bashkuar me pagën mujore, kur lëvrohet kjo shumë, kalon kufirin përkatës të tatimit 23%. Pagesa e orëve suplementare është shumatore e pagesave mujore që duhet të merreshin të shpërndara gjatë vitit akademik dhe për rrjedhojë tatimi duhet të llogaritej proporcionalisht për çdo muaj të vitit, pra maksimumi me 13%. Me këtë procedurë që është zbatuar gjatë këtyre viteve janë cënuar padrejtësisht interesat financiare të stafit akademik. Kërkojmë të rishikohet mënyra e përllogaritjes së tatimit mbi këto të ardhura.

8. Amendimin e pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr. 112, datë 23.2.2018, i cili bën fjalë për kriteret për marrjen e titullit “Profesor” si në vijim: “… 3.c) të ketë udhëhequr, të paktën, 2 (dy) doktorata, të përfunduara. Në rast se kandidati ka ushtruar veprimtarinë e tij akademike shkencore pranë një njësie kryesore me më pak se 40 (dyzet) veta personel akademik me kohë të plotë, në momentin e aplikimit të ketë udhëhequr, të paktën, 1 (një) doktoratë të përfunduar”. Ndarja, disa me 2 (dy), disa me 1 (një) doktoraturë të mbaruar, bie ndesh me parimin kushtetues të barazisë juridike, pasi bëhet fjalë për të njejtin titull akademik. Propozojmë që zbatimi i kësaj pike të pezullohet deri më 2026, meqë doktoraturat e reja u rihapen më 2022, ndërsa për periudhën 2013 -2022 kanë qenë të mbyllura, duke e bërë të pamundur realizimin e këtij kushti. 3

9. Për të bërë transparencëmbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike si dhe përdorimin e tyre, kërkojmënga MAS-i qëtëushtrojëkompetencat e saj ligjore, duke bërë menjëherë publike online, në platformën U-Transparenca dhe në ëebsite-t e çdo universiteti publik, të dhënat e hollësish

Të ngjashme