Në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Pejës, të premten është miratuar projektbuxheti për planifikimet financiare për tre vjetët e ardhshëm në këtë komunë.
Sipas planeve buxhetore të planifikuara dhe të prezantuara në takimin e Kuvendit, Komuna e Pejës në vitin 2019 do të rrisë buxhetin nga 24.7 milionë euro që e kishte në vitin 2018 në 26 milionë e 598 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.
Gjithashtu edhe buxheti për investimet kapitale vitin e ardhshëm do të shënojë rritje për 1.3 milionë euro.
Prej 6.7 milionë euro që ishte në vitin vijues në 8 milionë euro në vitin 2019. Rritje të buxhetit kjo komunë ka planifikuar të ketë edhe në dy vjetët e tjerë. Në vitin 2020 është planifikuar një buxhet total i komunës prej 27 milionë e 527 mijë euro, prej të cilave 9 milionë euro janë planifikuar për investime kapitale.
Kurse në vitin 2021 buxheti i komunës planifikohet të jetë 28 milionë e 521 mijë euro, prej të cilave 9 milionë e 938 mijë euro për investime kapitale.