Peja shpërblehet me afro 300 mijë euro për performim të mirë

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Pejës për përformancën e saj të treguar gjatë vitit 2017,është radhitur e para në listën e komunave të shpërblyera nga granti i performancës nga skema e bashkëfinancuar prej Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Qeverisë zvicerane, përmes programit Demos të organizatës zvicerane “HELVETAS-Swiss Intercooperation”.

Fondi i përbashkët i bashkëfinancimit në total është 9 milionë euro për periudhën 2018-2021. Gjysmën e fondeve për këtë grant janë fonde publike nga buxheti i MAPL-së dhe gjysma tjetër nga Qeveria zvicerane. Me këtë program Qeveria zvicerane stimulon komunat në Kosovë për të përmirësuar përformancën e tyre dhe sa më e mirë që është ajo, aq më i madh është grandi që u jepet komunave për bashkëfinancim projektesh, shkruan sot Koha Ditore.

Përcaktimin e kritereve vlerësuese për përformancën e komunave e bëjnë “Demos-i” bashkë me MAPL-në dhe ndër kriteret kryesore që duhet plotësuar kanë qenë menaxhim i financave publike, raporti pozitiv i Auditimit, shpenzimet kapitale mbi 75 për qind, rritja e arkëtimit të tatimit në pronë, rritja e hapësirave publike, shtim i trupave ndriçues dhe transparenca në KK si edhe në shpenzim të parasë publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme