Pejani i sheh veglat e veta të punës duke iu shitur në pazar

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Persona të panjohur kanë thyer xhamin e një furgoni të parkuar në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, aty janë vjedhur mjetet e punës të cilat gjendeshin brenda.

Sipas deklarimit të viktimës vlera e mjeteve të punë të cilat iu janë vjedhur është rreth 3800 euro (tremijetetëqind) euro, njofton policia.

“Me datë 08.09.2019, viktima ka vërejtur se mjetet e tij janë duke u shitur ne treg në Prishtine, i njëjti ka informuar Policinë, Policia ka arrestuar të dyshuarit të cilët i kanë sjellë në Stacionin Policor Pejë. Pas intervistimit në koordinim me Prokurorin e shtetit dhe me Gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer kontroll-bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të i dyshuari nr.3, ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsejtë 48 mjete të punës që dyshohet se janë vjedhur nëpër lokacione të ndryshme, të dyshuarit e këtij rasti  janë:

V.Ç.     i lindur me      1973    m/k/sh

A.M.     i lindur me      1983    m/k/sh

O.L.      i lindur me      1976    m/k/sh

Dhe një person i mitur”, tha policia.

Mjetet e punës të konfiskuara dyshohet se janë vjedhur kryesisht në zonën e Pejës.

“Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari nr 1. pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, të dyshuarit nr.2 dhe 3 iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orëve, ndërsa të dyshuarit nr.4 personit të mitur iu është caktuar masa e ndalimit prej 24- orëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme