Pejani në gjendje të dehur, rrah gruan pasi nuk ia dha një euro

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Xh.T, për veprën penale “Lëndim i lehet trupor”, nga neni 188,paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 nën-paragrafi 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, me datën 27 prill 2018, rreth orës 11:00, i pandehuri Xh.T, përderisa ishte nën ndikimin e alkoolit, në shtëpinë e tij, i njëjti fillimisht kishte kërkuar nga bashkëshortja e tij t’ia jap 1 (një) euro dhe pasi që e njëjta nuk kishte, i pandehuri e godet me grusht në kokë dhe shkelm në këmbën e majtë, duke i shkaktuar viktimës lëndime trupore.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme