Pejë: 23-vjeçari mbytet në vendin e punës

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 09:04 | Nga

Një 23 vjeçar nga komuna e Pejës ka humbur jetën përderisa po punonte në ndërtimtari.
Siç raportojnë mediat bëhet fjalë për Milor Belegu nga qyteti i Pejës.

Belegu po punonte me babin e tij në ndërtimtari ndërsa nuk dihet saktësisht se si erdhi deri tek vdekja.

Duhet përkujtuar që janë të shumta rastet në Kosovë kur vdekja bëhet në vendet e punës, sidomos në ndërtimtari ku rreziku është gjithnjë i lartë në mungesë të sigurimit të vendit të punës dhe mjeteve të duhura për të punuar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme