Njësiti i hetimeve pran Stacionit Policor në Pejë, sot me datë 20.08.2020, ka arrestuar personin e dyshuar: E.H. i lindur në vitin 2000 në Pejë
I njëjti është i dyshuar për disa raste të veprave penale “ Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Vjdhje’ të cilat janë kryer ne zonën e përgjegjësisë të Stacionit Policor në Pejë.
Veprat penale janë kryer ne disa lokacione si në; Shkolla në qytet dhe fshatra, në spitalin rajonal në Pejë, qendra tregtare, makete etj.
Hetuesit pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore ka arritur tё identifikojnë dhe arrestoj të dyshuarin e këtij rasti.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48- orë.