Pejë, lëndohet një i ri në vendin e punës

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 13:00, në afërsi të shkollës “Asdreni” në komunën e Pejës, ka shpërthyer një mjet i ndërtimtarisë kështu duke e lënë pa ndjenja një punëtor.

Një lexuese (emër i njohur për redaksinë) e cila ka qenë në vendin e ngjarjes, ka thënë se viktima nuk i kishte pajisjet e nevojshme për mbrojtje, njofton Klan Kosova.

“Ky shpërthim e përplasi për toke personin në moshë të re duke ia mbuluar fytyrën me beton dhe e la pa ndjenja”.

E njëjta tregon se së bashku me disa perona të tjerë e kanë futur viktimën në një automjet që ndodhej afër për ta dërguar në spitalin e Pejës.

“Gjendja ka qenë emergjente, nuk ka pasur kohë për ta pritur ambulanten”.

Të ngjashme