Pejë, mbrëmë u dogjën dy stalla – njëra nga fishekzjarrët

Prishtinë | 01 Jan 2019 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Dy stalla kafshësh janë djegur mbrëmë në rajonin e Pejës.

Njëri rast ka ndodhur në Lebushë të Deçanit ku pronari ka raportuar në Polici se i është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive, njofton Klan Kosova.

Njësia e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa ende nuk dihet vlera e dëmit.

Por ndryshe ndodhi në fshatin Brolic të Pejës ku pronari ka treguar se nipat e tij duke ndezur fishekzjarrët aksidentalisht i kanë vënë zjarrin stallës së tij.

Njësia e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa vlera e dëmit është rreth 4000 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme