West Ham United ka njoftuar zyrtarisht se Manuel Pellegrini është trajneri i ri i kësaj skuadre.
64-vjeçari kalon në Londër, pas një sezoni zhgënjyes të “Çekanëve” që mbyllën kampionatin në pozitën e 13-të.
Pellegrini, që ka nënshkruar kontratë trevjeçare, zëvendëson David Moyesin.
Ai kthehet në Angli dy vjet pasi u largua nga Manchester City, me të cilin fitoi titullin e kampionit dhe dy trofe të Kupës së Ligës.