Penalltia e pa parë ndonjëherë, e pabuesueshme ajo që ndodh në Kupën e Azisë!

AL AIN, UNITED ARAB EMIRATES - JANUARY 15: Syria players are dejected following Tomas Rogic's (23) late winning goal for Australia during the AFC Asian Cup Group B match between Australia and Syria at Khalifa Bin Zayed Stadium on January 15, 2019 in Al Ain, United Arab Emirates. (Photo by Francois Nel/Getty Images)
Prishtinë | 17 Jan 2019 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe po zhvillohet Kupa e Azisë me fazën e grupeve që po shkon drejt fundit. Por më shumë sesa forma që po shfaqin skuadrat pretendente xhiron e botës po e bën një penallti e akorduar në sfidën mes Australisë dhe Sirisë, 11-metërsh shumë i çuditshëm që nuk është parë kurrë në historinë e futbollit.

Në minutën e 80 pas një kontakti në zonë futbollisti i Sirisë Al Soma u rrëzua në tokë me gjyqtarin që pas këshillimit edhe me asistenët e tij akordoi 11-metërsh për Sirinë, penallti që u kthye në gol nga Al Soma që barazoi shifrat në 2-2. E veçanta në gjithë këtë mes ka të bëjë me faktin se Al Soma nuk u pengua nga një lojtar i Australisë por nga një shok skuadre.

Një gol që mund t’i jepte kualifikimin Sirisë por për fatin e mirë nuk rezultoi vendimtari pasi në fund rrjeta e Rogic i dha suksesin 3-2 Australisë dhe eliminoi Sirinë nga Kupa e Azisë.

Kjo penallti ishte një tjetër tregues pse VAR është i domosdoshëm në futboll për të shmangur çmenduritë e gjyqtarëve.

Të ngjashme