Pendarovski: Do të mbetemi vetëm një milion banorë në Maqedoni

Prishtinë | 22 Dhj 2022 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në fjalimin vjetor në Kuvend foli për ikjen e të rinjve nga vendi.

Pendarovski në fjalimi e tij tha se nëse ikja vazhdon me këtë intensitet, deri në vitin 2050, sipas parashikimeve të OKB-së, do të mbetemi një milionë banorë.

“Rezultatet e regjistrimit këtë vit vetëm na vërtetuan se rrezik më i madh i sigurisë kombëtare mbetet demografia. Në Maqedoninë e emigracioneve për fat të keq gjithmonë ka pasur qytetar të Maqedonisë më shumë jashtë se në atdhe.

Ne mund të t’i numërojmë dhe shtojmë edhe njerëzit nga diaspora dhe të themi se jemi shumë, por e vërteta e hidhur është se sipas parashikimeve të OKB-së, deri në vitin 2050, nëse vazhdojmë me këto trende, në vend do të kemi vetëm 1 milion banor, nga dy milion që kishim kur e bëmë shtetin”, tha Pendarovski.

Të ngjashme