Pendarovski për festën Hanuka: Maqedonia e Veriut është krenare me komunitetin e saj hebre

Prishtinë | 02 Dhj 2021 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e shënimit të festës hebreje Hanuka, në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski është mbajtur ngjarje virtuale ku kanë marrë pjesë përfaqësues të shtetit të Izraelit dhe pasardhës të hebrenjve të Maqedonisë së Veriut të mbijetuar nga Holokausti.

Presidenti Pendarovski me këtë rast ka dërguar mesazh duke uruar festën, ndërsa ai akt qendror në shënimin e Hanukës tradicionalisht janë ndezë qirinj.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është krenare për komunitetin e saj hebre e cila bashkë me Qendrën Përkujtimore të Holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë së Veriut është Hanuka jonë simbolike, sepse na kujton fitoren përfundimtare të jetës mbi shkatërrimin dhe kujtimin mbi harresën”, ka thënë presidenti Pendarovski në fjalimin e tij, transmeton koha.mk.

Duke uruar paqe, gëzim dhe shëndet, presidenti Pendarovski theksoi se festa e Hanukës është kujtim se errësira nuk mund të përfshijë dritën që ndriçon rrugën e njerëzimit drejt lirisë, barazisë, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme