Duket se Elvana Gjata është penduar me postimet që ka bërë së fundmi në rrjete sociale.
Ajo që na ka çuditur më shumë është fakti që ajo ka vendosur që të fshijë fotografitë e publikuara që kanë qenë të shkrepura në dasmën e shoqes së saj të ngushtë, aktores Jonida Vokshi.
Kjo ka çuditur edhe ndjekësit e saj por duket që Elvana Gjata përveç këtij publikimi ka fshirë dhe disa të tjerë.
Duket që Elvana Gjata ju kushton shumë rëndesi rrjeteve sociale dhe postimeve që bën, shkruan onair.
Rikujtojmë që këngëtarja nuk ka shumë kohë që ka publikuar projektin e saj me titull “A me do” dhe ka arritur miliona klikime.