Siç duket Milani është penduar që ka shkarkuar Vincenzo Montellan, pasi mediat italiane raportojnë se krerët e klubit po mendojnë rikthimin e tij në rast se e shkarkojnë Gennaro Gattuson.
Montella ishte shkarkuar nga Milani muajin e kaluar, duke i dhënë Gattusos drejtimin e skuadrës, por pa sukses.
Me Gatusson në krye Milani ka arritur të marrë vetëm katër pikë në katër ndeshje, dhe një gjë e tillë ka frustruar tej mase tifozët e Milanit, që kanë bojkotuar ndeshjet.
Mediat në Itali raportojnë se e ardhmja e Gattusos do të vendoset pas dy ndeshjeve, dhe në rast se dështon të marrë rezultate pozitive ndaj Interit dhe Fiorentinës ai pritet të shkarkohet.