Pengmarrje në Francë: Së paku një i vdekur

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 13:42 | Nga

Së paku një person ka mbetur i vdekur nga një i armatosur që po mban disa pengje në një supermarket në komunën e Trebes, në jug të Francës.

Mediat franceze kanë raportuar se ky person paraprakisht kishte shtënë në drejtim të disa policëve, duke e lënduar njërin prej tyre.

Forcat e policisë janë vendosur në supermarketin “Super U”, në afërsi të Carcassonne.

Sipas një prokurori në Francë sulmuesi ka deklaruar se i përket grupit të Shtetit Islamik.

Në janar të 2015-ës një vrasës xhihadist kishte vrarë katër persona në një supermarket në Paris.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme