Pengoi zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës, arrestohet një i dyshuar, në Prishtinë

Prishtinë | 20 Gus 2026 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, pasi dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 21:30. I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe është intervistuar në lidhje me rastin.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“PENGIM I PERSONIT ZYRTAR GJATË KRYERJES SE DETYRES ZYRTARE

“‘Rr. Xheladin Hana’, Prishtinë 19.08.2026-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që, ai ka penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Të ngjashme