Penny Mordaunt, kjo është ministrja e re e Mbrojtjes në Britani

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May emëroi Penny Mordaunt në postin e ministres së Mbrojtjes, pas largimit të Gavin Williamson.

Ky i fundit është akuzuar për rrjedhje informacioni drejt medieve për vendimin e Londrës për të lejuar, pavarësisht presionit të SHBA-së, një pjesëmarrje të gjigantit kinez ”Huawei” për furnizimin me komponentë jo të rëndësishëm të sistemit të telekomunikacionit, 5G.

Sipas mediave, përcjell bw, 46-vjeçarja Mordaunt më parë mbante detyrën e ministres për Bashkëpunimin Ndërkombëtar.

Mordaunt ka një reputacion të mirë te konservatorët dhe konsiderohet si një nga mbështetëset më të vendosura për Brexit brenda qeverisë aktuale të Theresa May.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme