Pensionohet pesë herë kampionia e Grand Slams, Maria Sharapova

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Pesë herë kampionia e Grand Slams, Maria Sharapova, ka vendosur t’i thotë lamtumirë tenisit në moshën 32-vjeçare.

Në një artikull të shkruar për revistat Vogue dhe Vanity Fair, Sharapova tha se trupi i saj nuk po e lejon të përqendrohet në tenis, shkaku i vështirësive me të cilat është përballur pas lëndimit të shpatullave.

Tenistja ruse e fitoi Grand Slamin e saj të parë në Wimbledon në vitin 2004, kur ishte vetëm 17-vjeçare dhe e arriti t’i grumbullojë katër titujt e mëdhenj në karrierë në vitin 2012, kur e fitoi French Open.

Në vitin 2016, ajo u dënua me suspendim për 15 muaj, pasi u zbulua se e kishte përdorur substancën meldonium.

Pasi u kthye nga pezullimi i saj në vitin 2017, Sharapova tentoi të kthehet në formën e vet më të mirë sërish, mirëpo dështoi në këtë tentim shkaku i një numri të lëndimeve.

Ajo ka rënë në pozitën e 373-të në ranglistën botërore. Kjo është renditja më e dobët e saj që nga gushti i vitit 2002. Në tre turnetë e fundit të Grand Slams është eliminuar qysh në rundin e parë.

Sharapova e bëri të ditur vendimin për t’u pensionuar përmes një letre, ku shkroi: “S’jam mësuar me këtë, kështu që më falni. Tenis – po të të them lamtumirë”.

“Tani që kthehem prapa për ta kujtuar karrierën, e kuptoj tenisi ka qenë mali im. Rrugëtimi ime ka qenë e mbushur me plot livadhe dhe rrugë alternative, por pamja nga maja ishte e mrekullueshme”.

“Pas 28 vjetëve dhe pas pesë Grand Slams, jam gati të nisem për në një mal tjetër – të garojë në një lloj të ndryshëm terreni. Ajo uria e pangopshme për trofe? Nuk do të më ndalet kurrë”.

“Pavarësisht se çfarë kam para vetes, do të nisem me të njëjtin përqendrim, me të njëjtën etikë pune dhe do t’i marrë me veta të gjitha mësimet që i kam fituar gjatë rrugës’.

“Ndërkohë, janë disa gjëra të thjeshta të cilat mezi po i pres: vetëm ta ketë një lloj ndjenje heshtjeje me familjen time. Ta shijoj kafen e mëngjesit. Të bëj udhëtime të papritura në fundjavë. Të bëj ushtrime sipas dëshirës”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme