Pepe Reina e ka konfirmuar transferimin nga Napoli te Milani si lojtar i lirë.
Portieri spanjoll e ka quajtur Milanin si njërin prej klubeve më të rëndësishme në botë dhe thotë se s’është i shqetësuar nga problemet e tyre me Financial Fair Play, transmeton Gazeta Express.
Reina u largua nga Napoli si lojtar i lirë pasi kontrata s’iu ripërtëri dhe tashmë ka nënshkruar me Milanin.
“E kam ndier respektin e tyre dhe mendoj se të përgatitem për t’u pensionuar në njërin prej klubeve më të suksesshme dhe më të rëndësishme në botë është kënaqësi për mua”, tha Reina për Corriere dello Sport.