Në ditën ndërkombëtare të punonjësve sindikatat janë bashkuar për të kërkuar paga dinjitoze, respektim të ditëve të pushimit.
Slogani i protestës “paga shqiptare, me çmime europiane”, sipas qytetarëve është për shkak të kostove të larta të jetesës që ata përballen dhe me pamundësinë për tu siguruar jetesë dinjitoze familjeve të tyre.
Paga mesatare në nivel kombëtarë për një të punësuar sipas INSTAT është 83 mijë lekë, në sektorin shtetëror është 100 mijë lekë, ndërsa në sektorin privat paga mesatre është vetëm 76mijë lekë. Sipas protestuesve sektori privat është më i diskriminuari.
Rreth 17% e të punësuarve paguhen me pagë minimale.
Pjesë e protestës së thirrur nga Unioni i Sindikatave me rastin e 1 Majit ishte dhe sindikata e taksistëve të Tiranës.
Rritja e sigurisë në punë ishte një tjetër shqetësim i ngrituar prej tyre. Në tre vitet e fundit 95 persona kanë humbur jetën nga aksidentetnë punë, ku sektori më problematik ku dhe kanë humbur më shumë jetë punonjës është ai i ndërtiminit, minierat si dhe ai energjetik.